Foto: Një 29-vjeçar ndalohet në Prishtinë, ndaj tij kishte urdhër gjyqësor

Një 29-vjeçar ndalohet në Prishtinë, ndaj tij kishte urdhër gjyqësor

Një 29-vjeçar është ndaluar mbrëmjen e 24 shtatorit në Prishtinë, pasi gjatë një pike kontrolli është konstatuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Ndalesa është bërë rreth orës 19:35 nga njësitet e Stacionit Policor Qendra. Bëhet fjalë për Blerim Hotin, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresa për vuajtjen e një dënimi prej tetë muajsh burg për veprën penale të kanosjes.

Pas verifikimit të urdhëresës aktive, Hoti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.