Foto: Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në fshatrat përreth rajonit të Gjakovës.

Procesi po zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, ndërsa ata përfaqësohen nga avokatët e tyre. Në sallë janë paraqitur avokatët që marrin pjesë në këtë proces gjyqësor.

Seanca e kaluar për këtë rast ishte shtyrë për shkak të mungesës së tre avokatëve. Me nisjen e seancës së radhës, gjykimi ndaj 53 të akuzuarve ka vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.