Foto: John Bolton e cilëson Gjykatën Speciale të paligjshme: Proceset kanë element të rëndë politik

John Bolton e cilëson Gjykatën Speciale të paligjshme: Proceset kanë element të rëndë politik

John Bolton, ish-këshilltar i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, e ka cilësuar Gjykatën Speciale të paligjshme dhe ka deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element të rëndë politik.

Në një intervistë për A2CNN, Bolton ngriti shqetësime për mungesën e mbikëqyrjes së institucionit, duke vënë në pikëpyetje pasojat që kjo mund të ketë për drejtësinë.

Vlerësimet e tij lidhen drejtpërdrejt me legjitimitetin e gjykatës dhe me mënyrën e zhvillimit të proceseve ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Bolton u shpreh se karakteri politik i këtyre proceseve nuk është një çështje abstrakte për ata që janë të përfshirë në konflikt.