Hamza pas takimit me OVL-UÇK-në: Më 1 tetor jemi bashkë
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet dhe sfidat me të cilat po përballet vendi.
Sipas Hamzës, në takim është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, siç ka thënë ai, janë sakrifikuar breza të tërë.
Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Protesta pritet të mbahet në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu”. “Më 1 tetor do të jemi bashkë kundër padrejtësisë”, ka shkruar Hamza.