Foto: I dënuari për përdorim të armës arrestohet në Pejë

I dënuari për përdorim të armës arrestohet në Pejë

Një person i dënuar me një vit e tetë muaj burgim për përdorim të armës është arrestuar të premten në Pejë, pas lokalizimit të tij nga zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë e kanë lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 09:00 personin me inicialet F.B. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të parapara ligjore, F.B. është dërguar për ta vuajtur dënimin me burgim, në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh.