Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente. Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit, me qëllim që qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë rast, janë ftuar të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].