Foto: Lushtaku: Turp i madh që Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Lushtaku: Turp i madh që Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është “turp i madh” që Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Deklarata u bë gjatë protestës në Skenderaj, e cila po mbahet për të kundërshtuar vendimin ndaj katërshes në Hagë. Lushtaku tha se personat që kanë qenë kundër luftës nuk duhet ta kenë vendin në ekzekutiv.

“Ata që kanë çuar dosje, ata që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë mendoj që nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës”, tha Lushtaku.

Duke iu referuar drejtpërdrejt Gërvallës, ai e cilësoi si absurde praninë e saj në Qeverinë e Kosovës dhe e përsëriti se kjo përbën, sipas tij, “turpin më të madh”.