Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara
Fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Obiliqit mund të përfitojnë 100 euro në muaj, pas një propozimi për mbështetje financiare që ka kaluar sot në Komitetin për Politikë dhe Financa.
KPF-ja ka votuar pro propozimit dhe ka rekomanduar që ndarja e kësaj ndihme mujore të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Obiliqit.
Propozimi ende nuk përbën vendim përfundimtar, pasi duhet të shqyrtohet dhe të votohet nga Kuvendi Komunal. Nëse miratohet, mbështetja prej 100 eurosh do të ndahet çdo muaj për fëmijët përfitues.