Foto: Akademikët dhe shoqëria civile kërkojnë që Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kushtetuese

Akademikët dhe shoqëria civile kërkojnë që Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kushtetuese

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i ka kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që në Gjykatën Kushtetuese ta referojë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa synon që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë çështjet që lidhen me këtë ligj dhe me mandatin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Nisma paraqet një kërkesë konkrete institucionale ndaj Avokatit të Popullit, i cili është ftuar ta ndërmarrë hapin e referimit.

Në dokument ngrihen pikëpyetje mbi kufijtë kushtetues të mandatit të Dhomave të Specializuara. Përfaqësuesit kërkojnë të vlerësohet nëse ky mandat është zgjeruar përtej autorizimit të përcaktuar në nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës.