Edita Tahiri kujton Adem Beqirin pas identifikimit të mbetjeve mortore
Edita Tahiri ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Beqirin, mbetjet mortore të të cilit u identifikuan së fundmi pas më shumë se 27 vitesh si person i zhdukur.
Ish-kryenegociatorja dhe ish-ministrja e ka përshkruar Beqirin si “të pandalshëm, trim e patriot”, duke rikthyer në vëmendje figurën e tij pas identifikimit.
Tahiri ka bërë të ditur se është takuar me Meti Beqirin, nipin e Adem Beqirit. Sipas saj, gjatë këtij takimi ata kanë rikujtuar vitet e rënda të okupimit dhe veprimtarinë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Rrëfimi i Tahirit përfshin edhe një pjesë të historisë së familjes Beqiri, e lidhur me ndihmën që djemtë e familjes i dhanë diplomacisë së Kosovës në Romë.