Apetit sqaron për mishin nga Brazili: nuk hyri në tregun e Kosovës
Kompania “Apetit Sh.P.K.” ka sqaruar se ngarkesat me mish të gjedhit të freskët me origjinë nga Brazili, të prodhuara gjatë muajit shkurt 2026, nuk kanë hyrë në procedurë importi dhe nuk janë vendosur në tregun e Kosovës.
Sqarimi lidhet me statusin e këtyre ngarkesave dhe me afatin e deklaruar të përdorimit. Sipas komunikatës së kompanisë, mishi kishte një afat të deklaruar prej 120 ditësh nga data e prodhimit.
Fillimisht ishte planifikuar që ngarkesat të mbërrinin në destinacion brenda rreth 45 deri në 50 ditësh. Kompania ka bërë të ditur se produktet nuk janë futur në tregun e Kosovës.