BE-ja reagon pas arrestimit të Vlora Hysenit: çfarë tha për SPAK-un
Bashkimi Evropian ka reaguar pas arrestimit të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri. Brukseli nuk e ka komentuar drejtpërdrejt dosjen konkrete, por ka përcjellë qëndrimin e tij për institucionin që po zhvillon hetimet.
I pyetur për çështjen ku është përfshirë Hyseni dhe për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, Guillaume Mercier, tha se Brukseli nuk komenton çështjet që janë ende në proces.
Megjithatë, Komisioni Evropian shprehu besim të plotë te SPAK-u për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar. Ky ishte mesazhi kryesor i përcjellë nga Brukseli lidhur me zhvillimet rreth çështjes së Vlorë Hysenit.