Pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Austri janë shitur
Interesimi i tifozëve kosovarë për ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë ka qenë i madh, ndërsa pothuajse të gjitha biletat tashmë janë shitur.
Biletat dolën në shitje para disa ditësh dhe, sipas të dhënave të publikuara, janë shitur në të gjitha pjesët e tribunave të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Përjashtim bëjnë sektorët VIP1 dhe VIP2, ku ende nuk janë shitur të gjitha biletat. Ndeshja Kosovë-Austri pritet të zhvillohet para një numri të madh tifozësh.