Argjentina shpall pushim zyrtar për ndeshjen e fundit të Messit
Argjentina do të ketë pushim zyrtar më 6 tetor, në një ditë që pritet të shënojë paraqitjen e fundit të Lionel Messit me fanellën e Kombëtares.
Vendimi është marrë nga presidenti i Argjentinës dhe lidhet drejtpërdrejt me ndeshjen e përfaqësueses, e cila pritet të jetë e fundit për Messin në ekipin kombëtar.
Me shpalljen e kësaj date si ditë pushimi, qytetarët argjentinas do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër ndeshjen dhe paraqitjen e yllit të tyre me Kombëtaren.
Messi ka fituar Kupën e Botës dhe Copa América me Argjentinën. Përballja e 6 tetorit pritet të shoqërohet me një përshëndetje të veçantë nga tifozët, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit me përfaqësuesen.