Sot varroset 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Lutogllav
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit Orlent Xhafiqi, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Lutogllav të Prizrenit.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen dhe të afërmit e të riut, të cilët sot do ta përcjellin atë për në banesën e fundit.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i Orlent Xhafiqit do të bëhet me drekë, në varrezat e fshatit Piranë.