Foto: Nëna Ferdonije në protestën “Jo në emrin tim” në Gjakovë

Nëna Ferdonije në protestën “Jo në emrin tim” në Gjakovë

Ferdonije Qerkezi, e njohur si Nëna Ferdonije, iu bashkua sonte protestës “Jo në emrin tim” në Gjakovë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta u thirr nga “Kuqezinjtë e Jakovës” dhe u zhvillua kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së. Gjatë tubimit, qytetarët shprehën mbështetje për çlirimtarët që ndodhen në Hagë.

Pjesëmarrja e Nënës Ferdonije në këtë protestë lidhet edhe me historinë e saj gjatë luftës në Kosovë. Qerkezi humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.