Haradinaj: Vendimi i Hagës është i papranueshëm, Kuvendi të bashkohet me qytetarët
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet një deklaratë e përbashkët lidhur me vendimin e gjykatës. Haradinaj kërkoi që Kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve gjatë këtyre ditëve.
I pyetur edhe për çështjen e presidentit, Haradinaj tha se vendi ndodhet në ditë vendimtare, ndërsa afati i 6 tetorit po afrohet.