Dy të rinj arrestohen në Tiranë teksa merrnin 100 mijë euro
Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, teksa po merrnin 100 mijë euro nga një 64-vjeçar. Policia e Tiranës e ka goditur rastin si mashtrim të dyshuar përmes rrjeteve sociale dhe përdorimit të një profili të rremë.
Operacioni i koduar “Seen” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”. Ndërhyrja erdhi pas kallëzimit të bërë nga 64-vjeçari.
Sipas të dhënave të bëra publike, arrestimi u krye në momentin kur dy të rinjtë po merrnin shumën prej 100 mijë eurosh. Rasti po trajtohet nga autoritetet si mashtrim i dyshuar përmes rrjeteve sociale.