Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Guriq të Malishevës.
Sipas njoftimit të Policisë, hetimet për rastin po zhvillohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, përmes Sektorit të Hetimeve.
Procedurat hetimore po zhvillohen me autorizim të Prokurorit të Shtetit. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.