IPAK kërkon rishikim të plotë të procesit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Instituti për Avansim Kombëtar, IPAK, ka kërkuar rishikim të plotë në apel të procesit gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Për këtë çështje, IPAK u ka drejtuar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe presidentëve të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Në letër kërkohet që aktgjykimi i shkallës së parë dhe provat vendimtare të shqyrtohen në mënyrë rigoroze nga instanca e apelit. Kërkesa e IPAK-ut e vendos në qendër të procesit të apelimit vlerësimin e plotë të provave që lidhen me rastin.