Haradinaj: Deklarata për Specialen ka kuptim vetëm me një ligj
Pas miratimit në Kuvend të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj e ka cilësuar atë si të vonuar.
Haradinaj ka thënë se deklarata, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave Kuvendi miraton ligjin që synon zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Sipas qëndrimit të tij, miratimi i këtij ligji është kushti që do t’i jepte kuptim deklaratës së Kuvendit. Ai e ka lidhur reagimin e tij me trajtimin politik dhe institucional të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.