Ardit Kutleshi pranon fajësinë për platformën e krimit kibernetik “Rydox”
Ardit Kutleshi, 28 vjeç, shtetas i Kosovës, ka pranuar fajësinë para drejtësisë amerikane për akuzat që lidhen me krijimin dhe menaxhimin e platformës ilegale online “Rydox”, ndërsa Ambasada e SHBA-së ka vlerësuar bashkëpunimin me Kosovën në këtë rast.
Platforma përdorej nga kriminelë kibernetikë për blerjen, shitjen dhe shkëmbimin e të dhënave personale të vjedhura, si dhe të mjeteve për mashtrime dhe sulme kibernetike.
Sipas dokumenteve të gjykatës, që nga viti 2016 përmes “Rydox” janë kryer më shumë se 7,600 transaksione me të dhëna të identitetit, mjete qasjeje dhe shërbime të lidhura me krimin kibernetik.