Foto: 28-vjeçari nga Kosova pranon fajësinë për tregun e krimit kibernetik

28-vjeçari nga Kosova pranon fajësinë për tregun e krimit kibernetik

28-vjeçari nga Kosova, Ardit Kutleshi, ka pranuar fajësinë për akuzat që lidhen me krijimin dhe operimin e “Rydox”, një faqe interneti dhe treg i paligjshëm për aktivitetet e krimit kibernetik.

FBI-ja ka shpërndarë një komunikatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë, ku bëhet e ditur se Kutleshi pranoi fajësinë për rolin e tij në funksionimin e kësaj platforme.

Sipas përshkrimit të autoriteteve amerikane, në “Rydox” kriminelët kibernetikë mund të blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura. Platforma ofronte gjithashtu qasje në pajisje dhe mjete që mund të përdoreshin për krime kibernetike dhe mashtrime.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se faqja e paligjshme ishte përdorur për vjedhjen e të dhënave personale të viktimave në Shtetet e Bashkuara.