Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Katër nga 21 të akuzuarit figurojnë të vdekur, pa konfirmim zyrtar

Katër nga 21 të akuzuarit për krime lufte në rastin e dëbimit të mbi 800 mijë shqiptarëve nga Kosova figurojnë të vdekur, por vdekja e tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Prokuroria Speciale nuk ka dokumente zyrtare që e dëshmojnë këtë status. Çështja u bë e ditur nga prokurori Atdhe Dema gjatë seancës fillestare të rastit.

Dema nuk i identifikoi katër personat që figurojnë të vdekur. Rasti lidhet me akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, ndërsa në proces janë 21 të akuzuar.