Foto: Mehmetaj paralajmëron intervistën me dëshmitarin e rastit Allaqi

Mehmetaj paralajmëron intervistën me dëshmitarin e rastit Allaqi

Gazetari Lirim Mehmetaj ka paralajmëruar publikimin e një interviste me një dëshmitar të rastit të Behajdin Allaqit, duke thënë se Dhomat e Specializuara nuk vazhduan ta thërrisnin më atë.

Sipas Mehmetajt, dëshmitari kishte pritur në shtëpinë e tij Behajdin Allaqin, kur ky i fundit kishte shkuar në Drenoc të Rahovecit në qershor të vitit 1998.

Mehmetaj ka thënë gjithashtu se Allaqi kishte fjetur në shtëpinë e këtij personi gjatë asaj kohe. Intervista ende nuk është publikuar, ndërsa gazetari ka njoftuar se do ta bëjë publike.