Stresi fshin fotot dhe bën unfollow të gjithëve, paralajmëron albumin e fundit
Stresi ka njoftuar se do të shkëputet për një kohë nga muzika dhe rrjetet sociale, duke thënë se po merr kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Paralelisht me këtë njoftim, reperi ka paralajmëruar edhe albumin e fundit.
Në kuadër të këtij vendimi, Stresi ka bërë unfollow të gjithëve dhe ka fshirë fotografitë nga rrjetet sociale. Ai ka treguar se i ka hequr edhe miqtë nga Instagrami.
Stresi ka thënë se nuk dëshiron të shohë se çfarë bëjnë njerëzit, ndërsa shkëputjen e ka lidhur me nevojën për të marrë kohë dhe për t’u përqendruar në diçka tjetër.