Partitë ende pa marrëveshje për presidentin, afati përfundon më 6 tetor
Partitë parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për emrin që do ta mbështesnin për presidentin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e tij po afrohet.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi në një aktgjykim të 23 shtatorit se afati 60-ditor ka nisur më 8 gusht, në ditën kur është konstituuar Kuvendi.
Sipas këtij sqarimi, afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Deri atëherë, partitë parlamentare duhet të përcaktohen për një emër që do të mund të merrte mbështetjen e nevojshme.