Foto: BQK paralajmëron për SMS-të mashtruese që premtojnë fitime

BQK paralajmëron për SMS-të mashtruese që premtojnë fitime

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe dhe ftesa të dyshimta që qarkullojnë përmes aplikacioneve të komunikimit dhe premtojnë përfitime nga investime të ndryshme.

Sipas BQK-së, mesazhet dërgohen nga numra ndërkombëtarë dhe i ftojnë qytetarët të bëhen pjesë e grupeve të investimeve duke klikuar në lidhje të jashtme. Në këto mesazhe pretendohet se ofrohen mundësi të favorshme për përfitime në treg, ndërsa në disa raste aplikacioni mund të shfaqë paralajmërim se përmbajtja është keqdashëse.

BQK thekson se qytetarët nuk duhet të klikojnë në lidhje të panjohura, të japin të dhëna personale ose financiare dhe as të kryejnë pagesa në bazë të këtyre ftesave.