Foto: Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, nuk janë nga gërmimet në veri

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, nuk janë nga gërmimet në veri

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Ai ka sqaruar se mbetjet nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, për të cilin së fundmi janë zhvilluar gërmime në Zubin-Potok.

Sipas deklarimit të Garës për RTK-në, mbetjet e identifikuara janë gjetur në një lokacion tjetër dhe nuk kanë të bëjnë me gërmimet e zhvilluara në veri.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Agron Limani, ka thënë se njëri prej personave është nga Klina, ndërsa tjetri nga Istogu.

Limani ka deklaruar se për identifikimin e tyre është pritur prej muajsh. Detaje të tjera për identitetin e personave dhe lokacionin ku janë gjetur mbetjet nuk janë bërë të ditura.