Nata e 13-të në Prishtinë: sheshi mbushet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Për të 13-tën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në grumbullim kanë marrë pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës. Ata kanë vazhduar të shprehin revoltën e tyre ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pamjet nga sheshi tregojnë vazhdimësinë e tubimit, i cili po zhvillohet për të 13-tën natë radhazi. Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së është përcjellë si kërkesë e përbashkët e pjesëmarrësve.