Foto: Gjashtë deputetë mbeten pa poste drejtuese në ndarjen e komisioneve të LDK-së

Gjashtë deputetë mbeten pa poste drejtuese në ndarjen e komisioneve të LDK-së

LDK-ja ka ndarë përfaqësimin e saj në 16 komisionet parlamentare, ndërsa në listat e reja bie në sy mungesa e gjashtë deputetëve në postet drejtuese të komisioneve.

Asnjëri prej deputetëve që vetëm pak javë më parë kundërshtuan marrëveshjen e Lumir Abdixhikut për kandidatin për president nuk është propozuar për kryetar ose zëvendëskryetar komisioni.

Bëhet fjalë për Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Armend Zemajn, Kujtim Shalën dhe Janina Ymerin. Në ndarjen e re, Bajrami është propozuar si anëtare e një komisioni, ndërsa gjashtë deputetët nuk figurojnë në pozita drejtuese.

Kundërshtimi i kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, për të cilën Abdixhiku kishte arritur marrëveshje politike, kishte shënuar një nga përplasjet e dukshme të brendshme në LDK gjatë kësaj legjislature. Tani, ndarja e posteve parlamentare e ka rikthyer këtë zhvillim në vëmendje.