Foto: Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së

Dy persona të zhdukur gjatë luftës janë identifikuar përmes raporteve të reja të ADN-së, ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të këtyre personave. Mbetjet ndodheshin në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore.

Sipas sqarimit të Komisionit, dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok dhe as me lokacionet e adresuara gjatë këtij viti.

Identifikimet janë rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore në morgun e IML-së dhe i mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.