Foto: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka sekuestruar përkohësisht një furgon dhe rreth 1 mijë artikuj në Han të Elezit, pasi dyshohet se mallrat nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

Sipas Policisë, të hënën njësitet e Drejtorisë së Kufirit pranuan informacion se në Han të Elezit ishte parkuar një furgon me targa vendore, i dyshuar se ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme pa dokumentacion.

Gjatë veprimeve në terren, zyrtarët policorë sekuestruan përkohësisht automjetin dhe mallrat. Në mesin e artikujve të sekuestruar përmenden pajisje elektronike, tekstil dhe duhan i papërpunuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti lidhet me rreth 1 mijë artikuj të ndryshëm, ndërsa veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedurave përkatëse.