Foto: Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në një objekt në Drenas

Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në një objekt në Drenas

Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pasi gjatë një inspektimi në terren janë konstatuar parregullësi serioze në fushën e sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, subjekti përgjegjës nuk kishte marrë masat e nevojshme për mbrojtjen, sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

Vendimi i Inspektoratit prek punimet në këtë objekt dhe mbetet në fuqi deri në adresimin e mangësive të identifikuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.