Jack Smith dëshmon në Kongres për dënimin e Hashim Thaçit
Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po vazhdon dëshminë para Kongresit amerikan, ku është pyetur edhe për dënimin e Hashim Thaçit.
Smith po merret në pyetje nga kongresmenë republikanë lidhur me ndjekjen që kishte bërë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Gjatë seancës, kongresmeni Eric Schmitt e pyeti nëse Smith kishte pasur raste që i kishte humbur gjatë karrierës së tij.
Smith pranoi se kishte humbur raste. Pas kësaj, Schmitt e pyeti për punën e tij në Hagë dhe ndjekjen e rastit të Hashim Thaçit. Dëshmia e Smithit në Kongres vazhdon.