Foto: Hamza vendos kusht për Presidentin: Fillimisht të votohet ligji

Hamza vendos kusht për Presidentin: Fillimisht të votohet ligji

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vendosur një kusht për rifillimin e bisedave rreth zgjedhjes së Presidentit: fillimisht duhet të votohet ligji për Gjykatën Speciale.

Hamza ka thënë se aktualisht nuk ka rrugë për marrëveshje për Presidentin dhe se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Sipas tij, ligji është prioriteti kryesor dhe duhet të miratohet para se partitë të ulen sërish për të diskutuar për këtë proces.

Ai ka deklaruar se, nëse ligji kalon në dy lexime, do të garantojë 22 votat e deputetëve të PDK-së për emrin që do të dakordohet më pas për Presidentin.