Hamza e quan të padrejtë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së. Ai tha se kishte besuar plotësisht që liderët do të shpalleshin të pafajshëm.
Gjatë një prononcimi në T7, Hamza deklaroi se ky besim ishte bazuar në faktet që, sipas tij, ishin zhvilluar në Kosovë dhe në përmbajtjen e aktakuzës.
“Ne kemi besuar me të drejtë të plotë që liderët tanë do të shpallen të pafajshëm. Ka qenë besim i bazuar në faktet që janë zhvilluar në Kosovë”, tha Hamza.