16-vjeçari humb jetën në aksident në Pezë të Tiranës
Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Pezë të Tiranës, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 16-vjeçari, që ishte në drejtim të makinës, humbi kontrollin. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Automjeti ishte marrë nga 16-vjeçari pa lejen e babait të tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.