Foto: Sherr mes pilotëve, avioni i Flydubai devijohet drejt Arabisë Saudite

Sherr mes pilotëve, avioni i Flydubai devijohet drejt Arabisë Saudite

Një avion pasagjerësh i kompanisë Flydubai, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, u devijua drejt Arabisë Saudite pas një alarmi të lidhur me një rrëmbim të mundshëm të avionit.

Avioni dha alarm rreth orës 08:30 të së mërkurës, më 30 shtator, duke transmetuar për pak kohë një kod që sinjalizonte një rrëmbim të mundshëm. Zhvillimi u shoqërua me raportime për një sherr mes pilotëve gjatë fluturimit.

Pas alarmit, dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite u ngritën me urgjencë për të verifikuar situatën. Avioni i Flydubai ndryshoi itinerarin dhe u drejtua për në Arabinë Saudite.