Vritet presidenti i Botev Plovdivit në qytetin e Plovdivit
Presidenti i klubit bullgar Botev Plovdiv, Iliyan Filipov, është vrarë në qytetin e Plovdivit, në një ngjarje që ka tronditur futbollin bullgar.
Filipov, biznesmen i njohur dhe aksionar kryesor i klubit, është qëlluar për vdekje me armë zjarri rreth orës 01:00 të së mërkurës, në një pronë në qytet.
Ai ishte gjithashtu pronar i kompanisë së transportit dhe logjistikës PIMK. Detaje të tjera për rrethanat e vrasjes nuk janë bërë të ditura në informacionet e para të publikuara për rastin.