Përleshje në kabinën e Flydubai, mediat izraelite flasin për tentativë rrëzimi
Një avion i kompanisë Flydubai devijoi të mërkurën në mëngjes nga rruga Dubai-Tel Aviv dhe u ul në mënyrë emergjente në Arabinë Saudite, pas një përleshjeje në kabinën e pilotëve.
Sipas mediave lokale izraelite, njëri nga pilotët ishte shtetas i Omanit, ndërsa tjetri i Emirateve të Bashkuara Arabe. I njëjti raportim thotë se piloti nga Omani dyshohet se tentoi ta merrte kontrollin e avionit.
Raportimi për tentativën për ta rrëzuar avionin mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht. Incidenti ndodhi gjatë fluturimit, ndërsa avioni përfundoi në një ulje emergjente në Arabinë Saudite.