Foto: Këshilli i Evropës: Resurset shtetërore u keqpërdorën në zgjedhjet e 7 qershorit

Këshilli i Evropës: Resurset shtetërore u keqpërdorën në zgjedhjet e 7 qershorit

Resurset shtetërore u keqpërdorën dhe gara zgjedhore u zhvillua në kushte të pabarabarta gjatë zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, sipas shqetësimeve të evidentuara nga delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve përmend vendimet financiare të marra nga Qeveria në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti, në prag të votimit. Në këtë kuadër, u ofruan pagesa financiare njëherëshe për kategori të ndryshme të qytetarëve.

Delegacioni evidenton gjithashtu subvencionimin e linjave ajrore për diasporën para zgjedhjeve. Këto masa janë renditur si pjesë e shqetësimeve për barazinë e garës në procesin zgjedhor të 7 qershorit.