Rusia paralajmëron NATO-n për përdorimin e armëve bërthamore
Rusia i ka dërguar NATO-s një paralajmërim bërthamor, duke deklaruar se është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse aleanca perëndimore do të përpiqej të shkëpuste Kaliningradin nga pjesa tjetër e territorit rus.
Kaliningradi është një eksklavë ruse që kufizohet me Detin Baltik. Paralajmërimi është përfshirë në një dokument të dërguar NATO-s, në të cilin Moska e akuzon aleancën për një “kurs të rrezikshëm dhe të pamatur”.
Sipas dokumentit, ky kurs mbart “rreziqe të larta për shpërthimin e një konflikti të drejtpërdrejtë të armatosur”.