Foto: Hoti vendos kusht për presidentin: kandidat i LDK-së ose zgjedhje të reja

Hoti vendos kusht për presidentin: kandidat i LDK-së ose zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vendosur kusht për marrëveshjen rreth zgjedhjes së presidentit: kandidati duhet të jetë nga LDK-ja, përndryshe vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Reagimi i Hotit erdhi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun duhet të respektohet. Hoti ka thënë se nuk mund të kërkohet mbështetja e një kandidati që tashmë është tërhequr nga gara.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu që dakordimi mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shndërrohet në detyrim për deputetët e Kuvendit. Sipas Hotit, marrëveshjet politike mund të rinegociohen ose të ndryshohen, ndërsa ato nuk mund t’ua përcaktojnë deputetëve mënyrën e votimit.