Don Xhoni reagon pas polemikave për videoklipin në “Makedonium”
Don Xhoni ka reaguar pas polemikave të krijuara në Maqedoninë e Veriut lidhur me xhirimin e videoklipit të këngës së tij “Sexy Mama” në monumentin “Makedonium” në Krushevë.
Videoklipi është xhiruar pjesërisht në ambientet e këtij monumenti, i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur të Maqedonisë së Veriut. Xhirimet kanë nxitur reagime për përdorimin e hapësirës së monumentit.
Në reagimin e tij, Don Xhoni ka thënë: “S’kom nevojë me kriju provokime për me marrë vëmendje”. Reperi ka mohuar se xhirimet kanë pasur për qëllim të provokojnë apo të ofendojnë.