Foto: Policia e Tiranës nis hetim për videot intime të personazheve publike

Policia e Tiranës nis hetim për videot intime të personazheve publike

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime, ku përfshihen personazhe publike.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi po zhvillohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Ky sektor ka nisur veprimet për identifikimin e personave dhe burimeve të përfshira në publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e ka marrë çështjen në hetim kryesisht, pas konstatimit të publikimit të videove në hapësira të ndryshme online. Në këtë fazë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar personat dhe burimet që lidhen me përhapjen e tyre.