Foto: Sulmet ruse godasin energjinë në Ukrainë, 7 të vrarë mes tyre një fëmijë

Sulmet ruse godasin energjinë në Ukrainë, 7 të vrarë mes tyre një fëmijë

Rusia ka nisur një fushatë të gjerë ajrore kundër rrjetit energjetik të Ukrainës, duke goditur objekte dhe infrastrukturë energjetike në Kiev dhe në rajone të tjera të vendit.

Zyrtarët ukrainas i kanë cilësuar sulmet si një nga goditjet më të rënda të kombinuara ndaj sektorit energjetik në muajt e fundit. Sipas tyre, nga sulmet janë vrarë shtatë persona.

Mes viktimave është edhe një fëmijë, sipas zyrtarëve ukrainas. Sulmet e fundit vijnë në kuadër të një fushate ajrore që ka prekur drejtpërdrejt infrastrukturën energjetike të Ukrainës.