Kosova përballë Izraelit sonte, “Dardanët” kërkojnë rikthimin te fitorja
Kosova përballet sonte me Izraelin në ndeshjen e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve, në një sfidë ku “Dardanët” synojnë të rikthehen te fitorja pas disfatës së pësuar ndaj Austrisë.
Takimi do të zhvillohet në Hungari, në stadiumin “Nagyerdei”, dhe do të nisë në orën 20:45. Përfaqësuesja e Kosovës hyn në këtë përballje me synimin për të marrë rezultat pozitiv dhe për ta vazhduar garën në Ligën e Kombeve me një paraqitje më të mirë.
Kjo është ndeshja e tretë e Kosovës në këtë edicion të garës. Përballja me Izraelin vjen pas dy rezultateve të para, përfshirë humbjen ndaj Austrisë, ndaj ekipi kosovar kërkon ta ndryshojë ritmin në ndeshjen e sontme.