Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar ftesë për paraqitje për kompozitorin Adrian Hila, i cili kërkohet të merret në pyetje lidhur me videot intime të shpërndara një ditë më parë në rrjetet sociale.
Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.
Hila ka reaguar për zhvillimin, duke u shprehur: “Jam i tronditur, më kanë hakeruar”. Marrja në pyetje lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.