Foto: Policia e Tiranës zgjeron hetimet për videot intime

Policia e Tiranës zgjeron hetimet për videot intime

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet pas publikimit të disa videove intime në rrjetet sociale, ndërsa për deklarim janë ftuar personat që shfaqen në pamje.

Kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici, pasi aktualisht nuk ndodhet në Tiranë. Ai ka pretenduar gjithashtu se është vetë viktimë dhe se videot janë publikuar pa dijeninë e tij, duke shtuar se ato janë hakeruar.

Sipas të dhënave të bëra publike, policia ka kontaktuar katër persona të identifikuar në videot e publikuara. Dy prej tyre kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me hetimin.

Dy personat e tjerë, sipas të njëjtave të dhëna, janë të tronditur dhe nuk mund të dëshmojnë në këtë fazë. Hetuesit pritet të marrin deklarimet për të sqaruar rrethanat e publikimit të videove.